VIDEO/ I akorduan golin e Grizmanit dhe VAR-i ia anuloi pas vërshëllimës përfundimtare, Franca apelon në FIFA humbjen ndaj Tunizisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:31

VIDEO/ I akorduan golin e Grizmanit dhe VAR-i ia anuloi pas vërshëllimës përfundimtare, Franca apelon në FIFA humbjen ndaj Tunizisë

Franca është mposhtur minimalisht 1-0 ndaj Tunizisë, e vlefshme për Grupin D të Botërorit “KATAR 2022”. Goli për tunizianët u shënua nga Kzari në minutën e 58′.

VR 1

Episodi që krijoi plot polemika ishte goli i Antuan Grizmanit në minutën e 90+8′.

Sulmuesi i Atletikos së Madridit shënoi dhe arbitri nga Zelanda e Re, Matju Konger filloi lojën dhe pastaj vërshëlleu për të mbyllur ndeshjen.

Pas disa çastesh kryesori është thirrur në monitorin e VAR-it për të riparë sërish golin dhe më pas e anuloi atë duke e kthyer rezultatin nga 1-1 në 1-0 për tunizianët.

Franca ka ndërmarrë një hap më tej teksa ka dërguar këtë çështje në FIFA për të apeluar rezultatin final nga 1-0 në 1-1.

Vlen të theksohet se sipas rregullores së futbollit, arbitri nuk mund të anulojë një gol pasi ka filluar loja nga qendra e mesfushës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"