VIDEO/ Hysaj bën ritin te Lacio, “Bella Ciao” mes të qeshurave për tu prezantuar para shokëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2021 | 23:16

VIDEO/ Hysaj bën ritin te Lacio, “Bella Ciao” mes të qeshurave për tu prezantuar para shokëve

Elseid Hysaj iu bashkua Lacios këtë verë pas 6 sezoneve të kaluara tek Napolit duke u bashkuar dhe një herë me mësuesin e tij trajnerin Maurico Sarri.

hysaj

Në një darkë me shokët e skuadrës pas fitores së thellë 10-0 në miqësoren ndaj një skuadre lokale ku po kryen fazën përgatitore ekipi bardhekaltër, Hysaj ka kryer ritmin e përhershëm ku një futbollist i bashkohet një skuadre të re duke kënduar një këngë.

Mbrojtësi shkodran ka zgjedhur këngën “Bella Ciao” duke hipur sipër karriges ku nuk mungojnë të qeshurat. Video është shpërndarë nga shoku i skuadrës Luiz Alberto, teksa në fundin e videos Hysaj thotë “këtë vit do të fitojmë diçka” duke treguar ambiciet e tij për sezonin e ri.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"