VIDEO/ Historike, gjimnasti Matvei Petrov shpall Shqipërinë kampione Europe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2020 | 23:47

VIDEO/ Historike, gjimnasti Matvei Petrov shpall Shqipërinë kampione Europe

Shqipëria ka arritur një rezultat fantastik në Kampionatin Europian të gjimnastikës artistike që po mbahet në Mersin të Turqisë.

PETROV

Kuqezinjtë të cilët përfaqësohen në këtë event nga gjimnasti Matvei Petrov dhe trajneri Alon Hasa, kanë arritur një rezultat të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampionë të Europës.

Një rezultat historik ky për Shqipërinë që për herë të parë arrin të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit. Për sa i përket gjimnastit Petrov, ai është një sportisit rus i pajisur me nënshtetësi shqiptare disa vite më parë.

Meritë për këtë arritje ka edhe presidenti i federatës së gjimnastikës, Flobens Dilaveri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"