VIDEO/ Haland shfaqet në versionin më të keq, vërshëllehet edhe nga tifozët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 11:26

VIDEO/ Haland shfaqet në versionin më të keq, vërshëllehet edhe nga tifozët e tij

Erling Haland arriti të shënonte një gol me Norvegjinë në ndeshjen ndaj Skocisë, por pa i mjaftua skuadrës së tij duke qenë se britanikët arritën të përmbysin gjithçka në minutat e fundit. pas përfundimit të takimit, disa tifozë po rrinin jashtë stadiumit duke pritur për Haland në mënyrë që të merrnin autograf.

HALAND

Humbja me Skocinë, duket se e ka mërzitur jo pak sulmuesin e Mançester Sitit i cili ka refuzuar të firmosë fanellat e tifozëve dhe ka hipur menjëherë në autobus me skuadrën në mënyrë që të largohet nga stadiumi.

Ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga tifozët ndërkohë që të shumtë ishin ata që vërshëllyen vendimin e Haland. Në fakt, sjellja e Haland ishte jo pak e çuditshme duke parë faktin se në Angli është treguar i sjellshëm me fansat e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"