Video/ Guardiola mposht Murinjon në derbin e Mançesterit, Çelsi e Arsenali lëshojnë pikë në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 19:37

Video/ Guardiola mposht Murinjon në derbin e Mançesterit, Çelsi e Arsenali lëshojnë pikë në shtëpi

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme për javën e 12-të të Premier Ligës angleze. Skuadra e Çelsit nuk ka arritur që të fitojë me skuadrën e Evertonit duke lëshuar kështu pikë të rëndësishme në një kohë kur skuadra e Liverpulit dhe Mançester Sitit.

hgdfgd

Skuadra e Pep Guardiolës arriti që të dilet triumfues në derbin e Mançesterit duke mposhtur rivalët e tyre me rezultatin 3 me 1. Kështu “qytetarët” vazhdojnë të jenë në krye të tabelës me 32 pikë, 2 më shumë se Liverpuli i vendit të dytë dhe 4 më shumë se Çelsi i vendit të tretë.

gfwuers

Nga ana tjetër Arsenali nuk arriti që të merrte më shumë se një barazim 1 me 1 me skuadrën e Volves. Skuadra e Unai Emeris u gjend në disavantazh në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte Mkitarian që barazoi në minutën e 86-të.

Rezultatet: 

Çelsi-Everton 0-0

Arsenal-Volves 1-1

Mançester Siti-Mançester Junajtid 3-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"