VIDEO/ Guardiola: A e dini pse Mesi është më i miri në botë? Sepse është një kafshë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 16:41

VIDEO/ Guardiola: A e dini pse Mesi është më i miri në botë? Sepse është një kafshë…

Pep Guardiola e ka përmendur shpesh herë faktin se Lionel Mesi është lojtari me i mirë që ai ka stërvitur me teknikun spanjoll që duket se e përdor si pikë referimi 7-herë fituesin e Topit të Artë dhe në diskutimet që ka me skuadrën.

9808900

Një video nga dhomat e zhveshjes së Mançester Sitit tregon sesi Guardiola i flet skuadrës për yllin argjentinas duke i inkurajuar ata të ndjekin modelin e tij të lojës nëse duan të shënojnë.

“Pse Mesi është lojtari më i mirë që kam parë në jetën time? Sepse ai është një lojtar luftarak, ai është një kafshë.

Tani kur pasojmë topin duhet të shikojmë këto gjera, nëse në pasojmë në zonë duhet ta sulmojmë atë. Duhet të shënojmë djema!

Mesi e pason topin dhe shkon në zonë, ai e ndjen ku është goli. Kur ta harkoni topin në zonë ai duhet patjetër të mbërrijë aty.”, shprehet Guardiola.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"