VIDEO/ Goli i parë për vitin 2021, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Danimarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 14:03

VIDEO/ Goli i parë për vitin 2021, mesfushori i Kombëtares tund rrjetën në Danimarkë

Ylber Ramadani ka gjetur golin e parë për këtë vit, teksa ka shënuar për skuadrën e Vejles ditën e sotme.

bandicam 2021-01-24 13-47-10-339

Vejle luan miqësore me skuadrën e Silkeborg, teksa pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e skuadrës ku luan mesfushori i Kombëtares.

Ishte pikërisht Ramadani që shënoi për Vejlen, teksa pas një krosimi perfekt nga e majta, Ramadani i ndodhur në zonë gjuan bukur, për ta ndalur topin në rrjetë.

Kujtojmë se ky është goli i parë për 24-vjeccarin pas një kohe të gjatë, pasi nuk shënonte nga 11 qershori i vitit 2019, kur realizonte për Shqipërinë në fitoren 2-0 ndaj Moldavisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"