VIDEO/ Gola në minutat shtesë të të dyja pjesëve, Teuta dhe Laçi ndajnë pikët në një barazim drithërues në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 23:59

VIDEO/ Gola në minutat shtesë të të dyja pjesëve, Teuta dhe Laçi ndajnë pikët në një barazim drithërues në “Niko Dovana”

Teuta dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.

TEUTA-LACI

Teuta kaloi në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë me Dacin. Ndërsa barazimi i kurbinasve erdhi në minutat shtesë falë Myrtës.

Lëvizja e Josës duket se rezultoi fatale për skuadrën e Martinit, pasi Myrta u fut në lojë në minutën e 88’ dhe pas 5 minutash ai barazoi shifrat. Kështu i prishi punë Teutës e cila mbetet po në vendin e 9-të.

TEUTA 1-1 LAÇI

45’+3′ Daci/ 90’+3′ Myrta

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Dueli mbyllet në barazim.

90’+3′ GOOOL LAÇI 1-1/ Pas një rrëmuje në zonë, Dema nuk arrin ta kontrollojë si duhet topin dhe Myrta shfrytëzon mundësinë duke rikthyer baraspeshën. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Boçi largohet nga fusha, zëvendësohet nga Gjata.

88’ Kurti lë fushën e lojës, ka minuta për Myrtën.

81′ Sobovale ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të stimulimit.

78′ Mbyllet dueli për Dacin, zëvendësohet nga Arifi.

76’ Largohet Qato, në lojë futet Taleb.

70’ Daja shkakton faull ndaj Manellarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Pas një harkimi nga këndorja, Jazxhi gjuan drejt portës së Dajsinanit dhe ky i fundit i kundërpërgjigjet me një pritje mjaft të mirë. (VIDEO)

67’ Mjaki gjuan drejt portës, portieri Dema bën një pritje fantastike. (VIDEO)

63’ Sobovale ka mundësi të mirë për rikthyer baraspeshën, gjuan por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin e Teutës. (VIDEO)

62’ Gjinollari kroson drejt Dacit, ky i fundit nuk e arrin topin. (VIDEO)

52’ Daci pason drejt Dajës, ky i fundit nuk arrin të gjuajë drejt portës së Dajsinanit.

46′ Nis pjesa e dytë me ndryshime nga Josa, largohen Bibo dhe Barjamaj në vend të tyre futen Cena dhe Mjaki.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+3′ GOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet dueli në Durrës, vendasit kalojnë në avantazh falë Dacit. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42’ Ujka lëshon predhën nga brenda zonës, Dema i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

37’ Kurti tërheq nga fanella Dacin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

35’ Beqja tenton të gjejë golin, por nuk arrin për shkak se nuk shënjestron si duhet kuadratin e Dajsinanit. (VIDEO)

32’ Karabeci harkon nga këndorja drejt zonës, Kurti largon rrezikun.

28′ Jazxhi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Melo dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

20’ Kruja harkon drejt zonës, Daja gjuan drejt portës por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

18’ Qaqi gjuan drejt portës, por gabon shënjestrën duke prekur rrjetën e jashtme. (VIDEO)

14’ Qato gjuan drejt portës, Dema bën detyrën dhe bën një pritje të mirë.

11’ Daci pretendon për 11-metërsh, pas konsultimit me dhomën e VAR-it, Hamiti vazhdon lojën. (VIDEO)+(VIDEO)

7’ Pas një krosimi në zonën e Teutës, Ujka arrin të largojë topin mes rrëmujës.

1′ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kruja, Kotobelli, Beqja, Daja, Boçi, Karabeci, Gjinollari, Daci.
Trajner: Edi Martini

LAÇI: Dajsinani, Silva, Kurti, Dajko, Bibo, Manellari, Qato, Melo, Ujka, Barjamaj, Sobovale.
Trajner: Mirel Josa

12

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"