VIDEO/ Gol spektakolar nga jashtë zonës, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën heroin në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 20:22

VIDEO/ Gol spektakolar nga jashtë zonës, ish-sulmuesi i Skënderbeut bën heroin në Belgjikë

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Arbnor Muja, ka bërë heroin mbrëmjen e sotme për skuadrën e Antuerp në triumfin 1-0 të arritur në kampionat ndaj Kortrijk. Shqiptari i Kosovës, realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës, në minutën e 71-të, ku me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në cepin e portës.

MUJA

Ky ishte goli i tretë në elitën e futbollit belg për Mujën, që po arrin të lerë gjurmë te skuadra e tij. Gjithashtu 24-vjeçari ka dhuruar edhe 2 asiste, duke u shndërruar në një protagonist tek Antuerp.


Me këtë fitore, Antuerp duket se ka blinduar vendin e 3-të me 69 pikë në 33 ndeshje, 5 më pak se kryesuesit e Genk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"