VIDEO/ Gol në minutat e fundit, Levandovski bën heroin ndaj Paderbornit të Gjasulës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 22:36

VIDEO/ Gol në minutat e fundit, Levandovski bën heroin ndaj Paderbornit të Gjasulës

Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore të vuajtur ndaj Paderbornit me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Bundesligës gjermane.

Leva

Gnabri hapi serinë e golave në minutën e 25-të, ndërkohë që Srbeni barazoi shifrat në minutën e 44-t pas një gafe të Manuel Nojerit.

Në fragmentin e dytë të lojës, ishin përsëri kampionët ata që shënuan, ndërkohë që 5 minuta zgjati festa pasi Mishel barazoi shifrat në të 75-të. Për golin e fitores mendoi sërish bomberi polak Levandovski, i cili në minutën e 88-të shënoi golin e fitores duke shmangur një disfatë në shtëpi. Me këtë 3 pikësh, Bajerni u ngjit në kuotën e 49 pikëve dhe momentalisht kryeson me një diferencën +4 nga Lajpcig që ka një ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"