VIDEO/ Gol fantastik me kokë, Marash Kumbulla “fluturon” me Veronën në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 19:58

VIDEO/ Gol fantastik me kokë, Marash Kumbulla “fluturon” me Veronën në Itali

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, pas paraqitjeve mjaft të mira në Seria A, është shndërruar ditën e sotme edhe në protagonist për Veronën.

marash kumbulla

Ekipi i shqiptarit, fitoi pastër 2-0 ndaj Sampdorias, dhe goli i parë u shënua nga Kumbulla që në minutën e 9-të.

Nga zhvillimet e një goditje këndi, mbrojtësi kërceu më lart se të gjithë, dhe me kokë tundi rrjetën, duke i dhënë avantazhin Veronës. Ky ishte edhe goli i parë për të këtë sezon. Verona rezistoi për pjesën e mbetur të takimit, dhe vetëm në minutën e 81-të, siguroi fitoren pas një autogoli të Muru.

Fitore mjaft e rëndësishme kjo për Veronën, që kalon edhe nga koka e Kumbullës, dhe tani e gjen veten në vendin e 9-të në klasifikim, me 9 pikë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"