VIDEO/ Gol dhe asist përballë Vijarealit, “Pirati” Muriqi bëhet protagonist absolut në triumfin e Majorkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2022 | 20:20

VIDEO/ Gol dhe asist përballë Vijarealit, “Pirati” Muriqi bëhet protagonist absolut në triumfin e Majorkës

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur me Majorkën në Spanjë, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës dhe duke dhënë një asist, në triumfin që skuadra e tij arriti përballë Vijarealit në transfertë.

muriqi

Në minutën e 33’,skuadra e Majorkës ndërtoi një kundërsulm fantastik, me “Piratin” që ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur, për të finalizuar aksionin.

Në minutën e 76′, Muriqi uli bukur një top me kokë për Ndiaje, me këtë të fundit që realizoi një supergol.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi në La Liga, që sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës gjen rrjetën dhe i 7-i sezonal në elitën e futbollit spanjoll.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"