VIDEO/ Gjykim korrekt, arbitrat u përzgjodhën me… short. Ja moviola në finalen Skënderbeu-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2021 | 20:27

VIDEO/ Gjykim korrekt, arbitrat u përzgjodhën me… short. Ja moviola në finalen Skënderbeu-Vllaznia

FSHF ndoqi të njëjtën taktikë me arbitrat në finale, ashtu si në “play out” mes Kastriotit dhe Tomorit, teksa aplikoi shortin para fillimit të takimit. Gjyqtar u caktua Juxhin Xhaja, i cili mban stemën e FIFA-s. Ai e menaxhoi mirë ndeshjen dhe në tërësi mori vendime të drejta.

SK

15’ Ndërhyrje e rëndë e mesfushorit të Skënderbeut, Shqiprim Taipi, me takat e ngritura lart në këmbën e Herald Markut. Gjyqtari Xhaja jep të verdhë për Taipin, në një rast që ishte në limitin e të kuqit, por kryesori mendoi se ishte herët për të prishur ekuilibrat në fushë.

84’ Anësori Tartaraj ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Randit, në një aksion premtues të Skënderbeut. Pamjet filmike nuk i japin të drejtë, pasi lojtari i korçarëve mbahej në lojë nga Isaevski.

86’ Zguro bën një ndërhyrje e rëndë në mesfushë ndaj Gurishtës. Xhaja e ndëshkon direkt me të kuq, duke marrë një vendim të drejtë.

Kartoni i kuq i Zguros on Vidnews.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"