VIDEO/ Gjimshiti gol me shije Europe, Atalanta shpërfytyron Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 14:42

VIDEO/ Gjimshiti gol me shije Europe, Atalanta shpërfytyron Interin

Atalanta fitoi me shifrat 4-1 ndaj Interit, në ndeshjen e javës së 12-të, duke dhuruar një paraqitje mjaft të mirë, edhe pse në një ditë me një shi të rrëmbyeshëm. Që në minutën e 9-të, Hatebor shënoi për ekipin e Gasperinit, ndërsa zikaltrit u dukën të pafuqishëm, edhe të paktën për të goditur portën e Berishës.

gjimshiti

Në të 47-tën, me fillimin e të dytës, Ikardi barazoi me penallti, me Berishën që ia kuptoi krahun, por nuk mundi të bënte më shumë për ta ndalur. Gjithsesi, barazimi ishte momental, pasi Mancini kaloi sërish në të 62-tën në avantazh Atalantën.

Golin e tretë dhe atë të vulosjes për 3 pikët, e shënoi shqiptari Gjimshiti, me kokë pas një goditje dënimi, dhe Handanoviç nuk kishte çfarë të bënte. Brozoviç ndërkohë, u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë, dhe në të 92-tën la fushën e lojës. Me këtë 3 pikësh, Atalanta ngjitet në vendin e 6-të, me 18 pikë, dhe tashmë futet sërish në zonën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"