VIDEO/ Gjesti i turpshëm i brazilianit, Duglas Kosta pështyn kundërshtarin në fytyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 17:09

VIDEO/ Gjesti i turpshëm i brazilianit, Duglas Kosta pështyn kundërshtarin në fytyrë

Juventusi arriti të fitonte përballë Sasuolos në këtë javë të pestë me Kristiano Ronaldon i cili shënoi një dopietë për bardhezinjtë. Por si për t’ia prishur bukurinë kësaj ndeshje, ka menduar Duglas Kosta.

41810854_767739930235490_1604251318203973632_n (1)

Pas një momenti nervozizmi midis lojtarëve, sulmuesin brazilian e kanë tradhtuar nervat dhe ka degjeneruar situatën duke pështyrë në fytyrë lojtarin kundërshtar, Di Françesko. Për këtë gjest lojtari është ndëshkuar menjëherë me karton të kuq nga arbitri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"