VIDEO / Gjasula kthehet pas një viti e gjysmë te goli, por Grojter nuk i ndahet fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 15:46

VIDEO / Gjasula kthehet pas një viti e gjysmë te goli, por Grojter nuk i ndahet fundit

Jurgen Gjasula ka gjetur sot rrugën e rrjetës për skuadrën e Grojter Fyrth, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligës 2 ndaj Holshtain Kiel. Mesfushori shqiptar, për shkak të problemeve fizike të sezonit të kaluar, kishte rreth një vit e gjysmë që nuk gjente rrugën e rrjetës për klubin e tij ku mban edhe numrin 10 në fanellë.

gjasula

Për herë të fundit ai kishte shënuar në shkurtin e vitit 2016, ndërsa më pas, një seri dëmtimesh të rënda kishin kufizuar ndjeshëm praninë e tij ë fushën e lojës e si rrjedhojë edhe paraqitjet cilësore.

Sot, Gjasula gjeti golin që në minutën e 12 të ndeshjes, pas zhvillimit të një goditje nga këndi, duke kaluar në avantazh Grojter Fyrth. Por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij e cila përfundoi ndeshjen me humbjen 3-1, duke mos iu ndarë vendit të fundit të klasifikimit të Bundesligës 2 pas 3 ndeshjeve të para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"