VIDEO + FOTO/ Të mërkurën luhet Skënderbeu-Vllaznia, shikoni pamjen që ka marrë sot stadiumi i Korçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 23:47

VIDEO + FOTO/ Të mërkurën luhet Skënderbeu-Vllaznia, shikoni pamjen që ka marrë sot stadiumi i Korçës

Reshjet e dëborës, mbuluan gjithë Shqipërinë ditën e sotme, teksa disa ndeshje në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, u anuluan për shkak të kushteve të vështira klimaterike.

Skenderbeu stadium debora logo

Ditën e mërkurë është planifikuar të luhet edhe java e 20-të e Kategorisë Superiore, ndërkohë që të shumta janë pikëpyetjet për sa i përket ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e planifikuar për t’u zhvilluar në Korçë në orën 13:00. Stadiumi “Skënderbeu” është pushtuar nga dëbora.


“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë video dhe foto nga impianti sportive i qytetit të Korçës. Në rast se reshjet e borës vijojnë me të njëjtin intesistet edhe në ditët në vijim, me shumë mundësi kjo përballje do të anulohet…

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"