VIDEO/ Fitorja ndaj Pogradecit, Tirana zyrtarisht në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 15:54

VIDEO/ Fitorja ndaj Pogradecit, Tirana zyrtarisht në Kategorinë Superiore

Tirana ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 3-2 dhe ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në Supeiore. Pas disfatës në sezonin e kaluar, bardheblutë nuk kanë falur, duke dominuar në Kategorinë e Parë dhe ngjitja nuk ka vonuar.

6665

Autogoli i Hysenllarit dhe golat e Halilit dhe Grecës i siguruan fitoren bardhebluve që kanë tashmë të gjithë të drejtën legjitime për të festuar. Për miqtë ngushtuan diferencën Shyti dhe Çekiçi. Tashmë Superiores i rikthehet një tjetër vlerë e shtuar, rikthehet ekipi më i titulluar në vend.

Halili

TIRANA-POGRADECI 3-2

Hysenllari 27′ (autogol), Halili 58′, Greca 80′ / Shyti 64′, Çekiçi 83′

Përfundon takimi në “Selman Stërmasi”.

83′ Kundërpërgjigjet menjëherë Pogradeci, duke ngushtuar diferencëm me anë të Albi Çekiçit, i cili shënon me portë të boshatisur. 


80′ Tirana shënon golin e tretë duke hipotekuar fitoren. Pas një gabimi të futbollistëve të Pogradecit, ka përfituar Greca i cili ka shmangur në mënyrë spektakolare Malin dhe ka tundur rrjetën. 

69′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi, vendin e tij e zë Vrapi.

64′ Pogradeci shkuton diferencën me anë të mesfushorit Shyti, 2-1. 

58′ Dyfishon rezultatin Tirana 2-0. Pas një asisti nga Asion Daja, Grent Halili i vetëm përballë portierit Mali nuk ka falur duke tundur rrjetën për herë të dytë. 

51′ Tirana provon me një goditje nga distanca me anë të Grecës, por topi është ndalur nga portieri Mali.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Tirana-Pogradeci 1-0. 

40′ E pabesueshme çfarë humbet Pogradeci me anë të Shytit, i cili pas një kombinimi me Alillarin, del i vetë me portierin, Habibi, po gardiani i kryeqytetasve, i zë rrezen, mesfushorit të liqenorve duke i mohuar golin e avantazhit.

28′ Disa minuta pushim për shkak të temperaturave të larta.

27′ Tirana në avantazh 1-0. Pas një harkimi të Karabecit, Hysenllari ka devijuar topin, duke e dërguar në rrjetën e portës së tij. 

11′ Halili harkon në zonë për Muçin, por ka pozicion jashtë loje për sulmuesin bardheblu.

3′ Tirana jep sinjalin e parë të rrezikshëm, por Karabeci dhe Hoxhallari nuk arrijnë të shënojnë pas një goditje dënimi.

1′ Ka nisur takimi.

Tirana- Abibi, Cake, Turtulli, Doka, Hoxhallarti, Karabeci, Maveje, Daja, Greca, Muçi, Halili
Tr. Ze Maria

Pogradeci- Mali, Hidri, Jahaj, Shyti, Pura, Liçkollari, Hysenllari, Pere, Lame, Çekiçi, Alillari

Gjyqtar: Jude Amin Utulu (Maltë)

3333

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"