VIDEO/ Fitorja e 22-të në kampionat, Liverpuli shtyp edhe Uolvesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 23:13

VIDEO/ Fitorja e 22-të në kampionat, Liverpuli shtyp edhe Uolvesin

Liverpuli nuk ka të ndalur. Skuadra e Jyrgen Klop ka siguruar fitoren e 22-të në Premier Ligë, teksa mposhtu me rezultatin 1-2 Uolvesin në një transfertë të vështirë.

Liverpuli

Në minutën e 8-të ishte kapiteni Henderson ai që hapi serinë e golave, duke kaluar në avantazh kryesuesit e kampionatit. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Liverpulit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, vendasit u hodhën në sulm, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 51-të, me anë të sulmuesit Jimenez.

Për t’i dhuruar triumfin e radhës, skuadrës së Klop, mendoi sulmuesi Firminjo, i cili në minutën e 84-t, mposhti për herë të dytë gardianin Rui Patrisio.

Me fitoren e sotme, Liverpuli u ngjit në kuotën e 67 pikëve, me një diferencë +16 nga ndjekësit e Mançester Sitit.  Sfidën e radhës të kuqtë do e luajnë në transfertë ndaj Uest Hemit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"