VIDEO/ Fitore me vuajtje dhe VAR, Reali merr kryesimin e kampionatit pas 100 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:02

VIDEO/ Fitore me vuajtje dhe VAR, Reali merr kryesimin e kampionatit pas 100 ditësh

Real Madridi mori një fitore të vuajtur kundër Valadolidit të vendit të 16-ë me rezultatin 0-1.

goli

Spanjollët e drejtuar nga Zinedin Zidan siguruan fitoren në minutën e 78-ë, kur mbrojtësi Naço kërceu mbi mbrojtësit kundërshtarë për të shënuar golin e çmuar se 3 pikë për “Los Blancos”. Megjithatë, sërish VAR-i ndikoi te ndeshja duke iu anulluar një gol vendasve në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas më shumë se 3 muajsh, Real Madridi merr kryesimin e kampionatit spanjoll duke shkuar në kuotën e 46 pikëve, 3 më shumë se Barcelona e cila u befasua dje nga Valencia, e cila mposhti katanalansit 2-0.

Madrilenët mbeten të pamposhtur për 19 ndeshje radhazi dhe tashmë konfirmohen si pretendentë seriozë për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"