VIDEO/ Fitore me dominim në “Elbasan Arena”, Kombëtarja U-21 mund me tre gola Bullgarinë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2023 | 23:23

VIDEO/ Fitore me dominim në “Elbasan Arena”, Kombëtarja U-21 mund me tre gola Bullgarinë në miqësore

Kombëtarja shqiptare U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme në miqësore përballë Bullgarisë U-21 në stadiumin “Elbasan Arena”.

bandicam 2023-06-20 19-37-07-931

Sfida nisi mjaftë mirë për të besuarit e Bushit, të cilët në minutën e 10’ kaluan në avantazh me Stiven Shpendin dhe 4 minuta më vonë ishte Kurtulan që dyfishoi shifrat.

Në minutën e 24’ bullgarët rihapën sfidën me Stojanov, por në pjesën e dytë, kuqezinjtë gjetën dhe golin e tretë me kapitenin Berisha në minutën e 49’.

Më pas shifrat nuk ndryshuan, me Shqipërinë që merr një fitore të rëndësishme me rezultatin 3-1 përpara fushatës kualifikuese të Euroianit që starton në shtator.

REZULTATI:

SHQIPËRI U-21 3-1 BULLGARI U-21

S. Shpendi 10′, Kurtulan 14′, Berisha 49′ / Stojanov 24′

NGJARJET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Shqipërisë 3-1!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

49′ GOOOL SHQIPËRIA U-21 3-1/ Pajaziti hedh një krosim në zonë dhe Berisha me kokë ndëshkon bullgarët.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

24′ GOL BULLGARIA U-21 2-1/ Stojanov gjen një hapësirë të lirë dhe pas një topi në zonë shkurton shifrat.

14′ GOOOL SHQIPËRIA U-21 2-0/ Pajaziti hedh një krosim drejt zonës dhe Kurtulan me kokë tund rrjetën.

10′ GOOOL SHQIPËRIA U-21 1-0/ Aksion model nga kuqezinjtë e Bushit, me Stiven Shpendin që e finalizon siç duhet.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

bandicam 2023-06-20 18-45-48-612

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"