VIDEO/ Fitore me aromë mbijetese, Kastriotit i mjafton goli i Ajazit ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 15:36

VIDEO/ Fitore me aromë mbijetese, Kastriotit i mjafton goli i Ajazit ndaj Egnatias

Kastriotit i mjafton goli i Spartak Ajazit ndaj Egnatias ku merr tre pikë mjaft të vlefshme për zonën e mbijetesës në Kategorinë Superiore, ku triumfojnë pas dy muajsh.

KASTRIOTI EGNATIA

Pjesa e parë ishte një 45 minutësh i vakët pa raste të rrezikshme.

Shifrat u zhbllokuan në fraksionin e dytë të lojës, më ekzaktësisht në minutën e 62′ ku Spartak Ajazi u tregua i saktë me kokë pas asaj goditjeje dënimi të krosuar nga Arbër Basha.

Allmuça la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 80′ pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij dhe arbitri kryesor Juxhin Xhaja i jep kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën në inferioritet numerik.

Ky sukses për skuadrën e Ramadan Ndreut e mban sërish në vendin e fundit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa kjo disfatë për rrogozhinasit e mbajnë përsëri në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.

FT | KASTRIOTI 1-0 EGNATIA

Ajazi 62′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+2′ Ramadan Ndreu ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protestave.

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 4 minuta shtesë!

80′ Skuadra rrogozhinase mbetet me 10 futbollistë, ku Allmuça ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje tepër të rrezikshëm në dëm të lojtarit krutan dhe arbitri kryesor Juxhin Xhaja e ndëshkon me të dytin të verdhë ku Egnatia aktualisht po luan me një lojtar më pak.

78′ Egnatia kryen zëvendësim teksa largohet Arsen Valport dhe në vendin e tij futet Ndriçim Shtubina.

71′ Kastrioti pranë golit të dytë teksa pas një zbritje të shpejtë Arbër Basha ka goditur, por topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

62′ GOOOOL KASTRIOTI 1-0! Zhbllokohet rezultati në Kamzë, Spartak Ajazi kalon në avantazh skuadrën krutane pas një krosimi nga goditja e dënimit dhe sulmuesi Ajazi ka shënuar në mënyrë perfekte me kokë.

60′ Skuadrat po mundohen të mbrohen mirë teksa loja është e fokusuar në mesfushë ku po mundohen që të gjejnë hapësira për shënim.

57′ Kastrioti kryen lëvizjen e parë teksa largohet Okebugu në vendin e tij hyn Kodra.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt nuk ka akorduar asnjë minutë shtesë!

38′ Alesandro Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Spartak Ajazit.

24′ Karton i verdhë për Allmuçën teksa ka ndalur me një faull taktik duke ndaluar një aksion premtues dhe kryesori Xhaja e ndëshkon mbrojtësin e Egnatias me karton të verdhë.

22′ Të dyja skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësira për të shënuar, teksa loja është e përqëndruar në mesfushë.

14′ Kastrioti pranë golit ku Bedri Greca devijon topin me kokë pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit, por ai top përfundon jashtë.

5′ Arbër Basha ndëshkohet shumë shpejt me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në dëm të Ymeralilajt.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KASTRIOTI – Sali; Neziri, Karakaçi, Husein, Rami; Onanuga, Prodani, Basha, Okebugu; Greca, Ajazi. Trajner: Ramadan Ndreu.

EGNATIA – Duriç; Ymeralilaj, Krivanjeva, Allmuça; Iseni, Telushi, Lila, Imeri; Xhekson,  Kacbufi, Valport. Trajner: Zekerija Ramadani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"