Video/ Fino dyshoi për meritat e lojtarëve të Kombëtares, shikoni çfarë i punojnë në rrjetet sociale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2018 | 22:14

Video/ Fino dyshoi për meritat e lojtarëve të Kombëtares, shikoni çfarë i punojnë në rrjetet sociale…

Kandidati për president në FSHF, Bashkim Fino, ka vënë në pikëpyetje meritat e disa nga lojtarëve të Kombëtares që kanë mbështetur Dukën.

“Disa lojtarë të Kombëtares kërkojnë dhe dëshirojnë të zgjidhet prapë Duka…. Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”, ka qenë deklarata e Finos.

bashkim fino

Por kjo deklaratë nuk ka kaluar pa replika, pasi në orët e fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video që fillon me deklaratën e Finos dhe më pas shoqërohet me disa nga golat e disa nga lojtarëve të Kombëtares që kanë dalë në mbështetje të Dukës.

Ndërsa në fund videoja mbyllet me një shkrim ku thuhet, “Do të bëhet President i FSHF dhe shan lojtarët e Kombëtares, Bashkim Fino”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"