VIDEO/ Festa e çmendur te goli i Shaqirit, shikoni “tërmetin” te shtëpia e Taulant Xhakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 22:34

VIDEO/ Festa e çmendur te goli i Shaqirit, shikoni “tërmetin” te shtëpia e Taulant Xhakës

Sot më shumë se kurrë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ishte tifoz me Zvicrën. Jo për faktin e vetëm se te kjo skuadër luan vëllai i tij, Granit, por për shkak se përballë ishte Serbia. Taulanti së bashku me disa miq e tij, e kanë festuar si të çmendur fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

FOTO

Ai i ka ndarë momentet e gëzimit te golat, së bashku me fansat e tij në “Instagram”. Në sfond dëgjohen ulërima dhe brohoritje, ndërsa mesfushori i Kombëtares shfaqet te goli i dytë i realizuar për zviceranët, teksa mbulohet nga festimi i çmendur i shokëve të tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"