VIDEO/ Ferran Torres e bën “sefte” me Barcelonën, sulmuesi realizon supergol ndaj Bilbaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 22:18

VIDEO/ Ferran Torres e bën “sefte” me Barcelonën, sulmuesi realizon supergol ndaj Bilbaos

Ferran Torres e bën “sefte” me Barcelonën. Sulmuesi spanjoll, i cili u transferua në merkaton e janarit, nga Siti te skuadra katalanase, ka arritur të realizojë golin e parë më skuadrën e drejtuar nga Çavi.

Ferran

Në minutën e 20-të, teksa skuadra e tij ishte në disavantazh ndaj Bilbaos në sfidën e vlefshme për Kupën e Mbretit, Torres, nxorri në pah cilësitë e tij, ku me një gjuajtje spektakolare me hark brenda zonës, e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke surprizuar të gjithë të pranishmit.

Një supergol i realizuar në mënyrë mjeshtërore nga 21-vjeçari. Pjesa e parë e ndeshjes mes Atletiko Bilbaos dhe Barcelonës përfundoi në barazim 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"