VIDEO / “Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, Marku e nis në shqip intervistën në TV britanik pas fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 23:28

VIDEO / “Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, Marku e nis në shqip intervistën në TV britanik pas fitores

Florian Marku mbledh tifozë si pakkush tjetër në arenat e boksit në Angli dhe mbështetja e jashtëzakonshme e shqiptarëve e ka shtyrë boksierin në rrugëtimin e tij në ringut profesionist ku ai është bërë një emër i njohur në peshën velter.

markuuuuu

Ndaj nuk ishte rastësi që pas suksesit të 11 në karrierë, Marku i kushtoi pikërisht mbështetësve të tij shqiptarë që nuk reshtën një moment brohoritjet, përshëndetjet e para në gjuhën shqipe, edhe pse po fliste për “Sky Sports” britanik që organizonte eventin e sotëm në Njukasëll.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë” ishte masazhi i tij që mori brohoritjet e radhës nga salla e cila u ndez falë duelit të boksierit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"