VIDEO/ Etiopiani i “vjedhur” nga Kukësi bëhet menjëherë i rëndësishëm, debuton në Zagreb?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 14:13

VIDEO/ Etiopiani i “vjedhur” nga Kukësi bëhet menjëherë i rëndësishëm, debuton në Zagreb?

Beniam Belai është zyrtarisht një futbollist i Skënderbeut tashmë dhe ai është federuar nga korçarët edhe në listën e UEFA-s për dy ndeshjet e fazës “play-off” përballë Dinamos së Zagrebit.

beniam belai

Për sulmuesin etiopian kishte dyshime nëse do të mund të ishte i gatshëm për trajnerin Ilir Daja që në takimin e parë që do të luhet në Kroaci, por në një video të publikuar nga vetë Skënderbeu që tregon dhomat e zhveshjes në stadiumin “Maksimir”, duket fanella e futbollistit Belai e cila është e renditur mes lojtarëve të grumbulluar.

Nëse trajneri i korçarëve do ta shohë të nevojshme, Belai mund të debutojë që sot në mbrëmje me Skënderbeun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"