VIDEO/ Episod i veçantë në NBA, topin e nxjerr rrjeta jashtë dhe arbitri nuk e quan pikën të rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 16:19

VIDEO/ Episod i veçantë në NBA, topin e nxjerr rrjeta jashtë dhe arbitri nuk e quan pikën të rregullt

Shpesh herë kemi parë episode shumë të veçanta që ndodhin gjatë një ndeshje basketbolli, por ky i fundit është i pabesueshëm.houston

Gjatë ndeshjes në NBA mes San Antonio Spurs dhe Hjuston Rokets, Xhemjs Harden bën një kosh, i cili nuk i pranohet nga gjyqtari.

Shkak për këtë është bërë, se gjatë kohës kur Harden e bëri koshin, topi nxirret përsëri nga rrjeta, duke dhënë përshtypjen se pika nuk u realizua. Pikërisht pas këtij momenti protestat nga Hjuston Rokets ishin të shumta, por gjyqtari vendosi që të mos e quante pikë këtë.

Koha e rregullt u mbyll më pas në barazim 115-115, duke shkuar kështu në shtesë, aty ku fituan Spurs me2 pikë diferencë, 135-133.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"