VIDEO/ Egnatia nuk ndalet në merkato, vjen edhe një sulmues izraelit në provë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 13:12

VIDEO/ Egnatia nuk ndalet në merkato, vjen edhe një sulmues izraelit në provë

Me miqësoren e luajtur të shtunën me Shkumbinin, e cila u fitua me shifrat 2-1, Egnatia mbylli fazën e përballjeve testuese. Gjatë të gjithë përgatitjeve të verës, numri i testeve të zhvilluara ishte i madh dhe kishin vlerat e tyre me kundërshtarë të niveleve të ndryshme.

maxresdefault

Testi me peqinasit, pavarësisht rezultatit, bëri që stafi të shikojë me vëmendje formën e gjithsecilit që në të ardhmen të jetë më e lehtë përzgjedhja. Pasi nga porta e deri në sulm janë afruar shumë lojtarë gjatë merkatos që duhen studiuar qetësisht rreth çdo pozicioni që përshtaten në fushë.


Një e veçantë nga sfida ishte edhe aktivizimi në pjesën e dytë i një lojtari izraelit që luante si sulmues qendror dhe quhet Tamer Atrach. Për minutat që kishte në dispozicion u mundua të jetë aktiv, por do jetë stafi teknik që do vendosë për qëndrimin ose jo të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"