VIDEO/ Dy raste për penallti dhe një karton i kuq, ja moviola e derbit Dinamo-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 14:04

VIDEO/ Dy raste për penallti dhe një karton i kuq, ja moviola e derbit Dinamo-Tirana

Ndeshje me disa episode për kryesorin Lata dhe ndihmësit e tij Avdo dhe Tartaraj. Ndoshta mungojnë dy penallti, por pamjet janë të kufizuara. Gjithsesi, gjyqtarët mund të ishin treguar më uniformë te kartonët. Hoxhallari ndëshkohet me të drejtë me dy të verdhët, madje i falur në një rast edhe pse mund të kishte një të kuq për Dinamon.

SH

Minuta e 4-t: Skuka rrëzohet në zonë pas një kontakti me Hoxhallarin, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Një moment shumë i dyshimtë dhe duket se kontakti ekziston, ndonëse nuk ka pamje të qarta.

MINUTA E 26-të: Dinamo fiton një penallti me Skukën, i cili ndalet në mënyrë të gabuar nga portieri Bekaj. Vendim i drejtë i gjyqtarit Lata.

MINUTA E 35-të: Tirana pretendon për penallti, për një prekje të topit me dorë nga Imami në zonë, gjyqtari Lata vazhdon lojën. Pamjet janë të paplota. Nuk kuptohet nëse ka prekje të topit me dorë.

MINUTA E 62-të: Hoxhallari tenton të fitojë 11-metërsh me një rrëzim në zonë, gjyqtari Lata e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

MINUTA E 67-të: Nga Tirana pretendohet për një të kuq pas një ndërhyrjeje të Isaevskit në ije ndaj Toshevskit. Lata jep të verdhë. Gjithsesi, ndërhyrja në stilin “karate” mund të ndëshkohej edhe me të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"