VIDEO/ Dramë, zhgënjim dhe festë, Guardiola “shemb” Realin në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:37

VIDEO/ Dramë, zhgënjim dhe festë, Guardiola “shemb” Realin në Madrid

Mançester Siti mori një fitore jetike kundër Real Madridit në fushën e spanjollëve “Santiago Bernabeu” duke arritur ta kthejë takimin për 5 minuta. Me rezultatin 1-2, skuadra e Pep Guardiolës shkon e avantazhuar në  shtëpi, pasi ka shënuar 2 herë në fushën kundërshtare.

siti real

Takimi nisi qetësisht, por me kalimin e minutave, loja u bë më intensive. Anglezët patën dy raste të pastra shënimi dhe protagonist ishte sulmuesi brazilian Gabriel Hezus dhe kundërshtarët Kurtua, Ramos dhe Varane. Në rastin e parë të rrezikshëm për “Qytetarët”, Kurtua i mohoi golin kampionëve të Anglisë. Edhe madrilenët patën mundësinë e shkëlqyer për të zhbllokuar sfidën në minutën e 30-ë. kur braziliani i Realit Vinicius Zhunior nuk shënon dot me portën e boshatisur pas pritjes së goditjes së Benzema nga porteri Ederson. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar me gol për “Qytetarët”, por porta e Realit u shpëtua nga dyshja e mbrojtjes Ramos-Varane që hoqën në vijën fatale topin e goditur nga Gabriel Hezus.

Vinicius Zhunior asistoi Iskon dhe spanjolli nuk gaboi përballë Edersonit në minutën e 60-ë të takimit.

Në minutën e 78-ë të takimit, kapiteni i “Qytetarëve” Kevin De Brujn arrin të dërgojë saktë topin për shokun e skuadrës brazilian, i cili mposht Ramosin dhe portierin Kurtua.  5 minuta më vonë, kampionët e Anglisë fitojnë penallti me Stërling dhe De Brujn nuk fal nga 11 metra distancë.

Kualifikimi për Realin bëhet akoma më i vështirë në raundin çerekfinal, pasi përveç disavantazhit me 2 gola në fushën e vet, humbet kapitenin Serxho Ramos për ndeshjen e kthimit.

Sfida përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për ekipin e Zinedin Zidan, i cili hodhi poshtë avantazhin e minutës së 60-ë, por tani duhet të llogarisin mungesën e Ramosit për takimin e dytë.

LIVE| Real Madrid- Mançester Siti 1-2

Golashënues: Isko 60’/ Hezus 78′, De Brujn 83′

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: 
Kurtua, Karvahal, Ramos, Varane, Mendi, Kasemiro, Valverde, Modriç, Isko; Vinícius, Benzema. Trajner: Zinedin Zidan.

Mançester Siti: Ederson; Uoker, Laporte, Otamendi, Mendi; Rodri, Gyndogan, Mahrez, De Brujn, Bernardo, Gabriel Hezus. Trajner: Pep Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"