VIDEO/ Donaruma e katranos sërish, Milani e mbyll në barazim me Atalantën, por siguron Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 20:07

VIDEO/ Donaruma e katranos sërish, Milani e mbyll në barazim me Atalantën, por siguron Europën

Atalanta dhe Milani barazuan 1-1 në sfidën e javës së 37-të në Seria A, dhe tashmë Milani e ka siguruar një vend në Europa Ligë. Kuqezinjtë qëndruan në avantazh për shumë minuta pas golit të Kesi, në të 60-tën.

milan

4 minuta më pas, ishte Toloi që u ndëshkua dy herë brenda pak sekondash me karton të verdhë, dhe la të tijtë me 10 lojtarë. Për një ndërhyrje të rëndë, u ndëshkua me të kuq edhe Montolivo në minutën e 75-të, ndërkohë që sfida pati edhe një mori kartonësh të verdhë, duke treguar më së mirë rëndësinë e këtij takimi.

Teksa ndeshja po shkonte drejt një fitoreje të Milanit, Masielo me një goditje me kokë, falë edhe një pasigurie të Donarumës, arriti të barazonte shifrat. Pas kësaj ndeshje, Milani renditet në vendin e 6-të, me 61 pikë, ndërsa Atalanta një pozicion më poshtë, gjithashtu 1 pikë më pak. Kuqezinjtë do e mbyllin në vend të gjashtë ose të shtatë, por sidoqoftë e kanë siguruar vendin për në Europa Ligë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"