VIDEO/ Vendoset për të ardhmen e kampionatit, Fidel Ylli bashkohet në mbledhjen e Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 13:29

VIDEO/ Vendoset për të ardhmen e kampionatit, Fidel Ylli bashkohet në mbledhjen e Ligës

Liga Profesioniste zhvillon sot një tjetër mbledhje ku në rend të ditës do të jetë diskutimi i vazhdimësisë së bojkotit të kampionatit.

ylli

Drejtuesit e dhjetë skuadrave të Kategorisë Superiore do të mblidhen edhe një herë për të vendosur hapat e mëtejshëm të bojkotit, meqenëse kapitenët e tyre lexuan letrën që janë të vendosur për të mos luajtur derisa qeveria të adresojë kërkesat e renditura.

Vetëm pak minuta më parë në selinë e Ligës në ambientet e “Air Albania” ka mbërritur edhe deputeti i PS, Fidel Ylli i cili është negociatori i qeverisë me Ligën Profesioniste dhe FSHF-në.

Në orët e ardhshme pritet të merret edhe një vendim për kampionatin dhe vazhdimin e tij, i cili në dy javët e para është bojkotuar nga të 10 klubet e Superiores.

Fidel Ylli ne mbledhjen e Liges on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"