VIDEO/ Dinamo mposht Besën në Peqin, blutë e kryeqytetit ngjiten të vetëm në krye të renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 20:55

VIDEO/ Dinamo mposht Besën në Peqin, blutë e kryeqytetit ngjiten të vetëm në krye të renditjes

Dinamo ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në stadiumin e qytetit të Peqinit, ndaj Besës, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë e Parë.

BESA DINAMO

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede zhbllokoi sfidën në minutën e 43′ me Denison nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas, dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 57′ me autor Taulant Markun, i cili u shërbye mjaft bukur nga Patrik Bardhi, pas një kundërsulmi vrastar i dinamovitëve.

Me këtë sukses, blutë nga kryeqyteti ngjiten të vetëm përkohësisht në krye të renditjes me 21 pikë.

Ndërsa kavajasit me këtë humbje mbajnë vendin e tretë në kuotën e 15 pikëve.

FT | BESA 0-2 DINAMO

Denison 43′ (p), T. Marku 57′

RENDITJA –

re

-GOLI I TAULANT MARKUT

-GOLI ME PENALLTI NGA DENISON

-PENALLTIA E DINAMOS

-RASTI I DYTË PËR GOL I BESËS

-RASTI PËR GOL I BESËS

FORMACIONET ZYRTARE –

BESA – Dobjani; Perja, Ramilli, Reçi, Nurja; Sulovari, Osma, Kuka, Ntephe; Hoxha, Onuh. Trajner: Gugash Magani.

DINAMO – Simoni; Prodani, Imami, Mija, Allmuça; Preloshi, Daja, Vokrri, P. Bardhi; Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Bekris Dragusha (Shkodër)

Asistent i parë – Mehmet Bega (Shkodër)

Asistent i dytë – Bledar Mesi (Tiranë)

Arbitër i katërt – Indrit Myrtja (Shkodër)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"