VIDEO/ Dekoroi 4 ish-futbollistët e Partizanit, presidenti Meta nostalgjik me golin e famshëm të Ylli Shehut ndaj Suedisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 17:54

VIDEO/ Dekoroi 4 ish-futbollistët e Partizanit, presidenti Meta nostalgjik me golin e famshëm të Ylli Shehut ndaj Suedisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdon të tregojë respekt dhe mirënjohje për 4 ish-futbollistëve të Partizanit Mikel Janku, Sulejman Starova, Ilir Lame dhe Ylli Shehu për rezultatet e arritura në karrierë dhe dhënien e shembullit pozitiv për shoqërinë.
121622312_3446822985363950_3693006027673382468_o
Pasi sot i dekoroi të katërt ish-lojtarët e Partizanit me titullin “Mjeshtër i Madh”, Kreu i Shtetit falënderoi të katërt sportistët duke kujtuar golin e ish-sulmuesit të Partizanti dhe Shqipërisë Ylli Shehu në ndeshjen kualifikuese me Suedinë në 5 nëntor 1988, e vlefshme për Kupën e Botës 1990.

Shehu realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Megjithëse suedezët arritën ta fitonin takimin, paraqitja e skuadrës tonë kombëtare ndaj nordikëve verdheblu vazhdon të kujtohet edhe sot e kësaj dite.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta

Titujt e lartë që ju akorduan sot lojtarëve të mrekullueshëm dhe të dashur të futbollit shqiptar, Mikel Janku, Ilir Lame, Sulejman Starova dhe Ylli Shehu, ikona të padiskutueshme të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, janë një vlerësim i punës, sakrificave, djersës dhe rezultateve të larta të arritura prej tyre si futbollistë.

Gjithashtu, edhe një vlerësim i shembullit që kanë dhënë për shoqërinë tonë, si qytetarë të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme, burim frymëzimi dhe modele të padiskutueshëm suksesi për të gjithë të rinjtë dhe fëmijët tanë.
E përshëndes atë gjeneratë të mrekullueshme sportistësh, me golin e shënuar nga Ylli Shehu në 5 nëntor 1988, në Eliminatoret e Kupës së Botës, kundër Suedisë dhe Ravelit të famshëm.

 

VIDEO/ Çmimi “Mjeshtër i Madh”, presidenti Meta dekoron 4 legjenda të Partizanit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"