VIDEO/ Debutim ëndrrash, sulmuesi shqiptar shënon dopietë për 4 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 23:41

VIDEO/ Debutim ëndrrash, sulmuesi shqiptar shënon dopietë për 4 minuta

Sulmuesi shqiptar, Vedat Murqi, ka bërë një debutim ëndrrash me klubin e Rizespori. 23-vjeçari nga Prizreni ka shënuar dopietë në fitoren 0-3 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Maniasporit.

Muriqi

Muriqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku në 7 takime ka realizuar 1 gol. Pak ditë më parë ai u transferua nga Genclerbirligi te skuadra e Rizesporit që mban vendin e tretë në ligën e dytë turke.

Rizespor

Në minutën e 72-të bomberi shqiptar realizoi duke zhbllokuar takimin, ndërsa katër minuta më vonë shënoi një super gol nga distanca.

 Muriqi në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Teutës së Durrësit dhe Besës së Kavajës, ndërsa në sezonin 2013-2014 u aktivizua 4 ndeshje me Kombëtaren Shpresa.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"