VIDEO/ Debutim ëndrrash! Rrahmani realizon dopietë me Rapidin e Bukureshtit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2023 | 22:28

VIDEO/ Debutim ëndrrash! Rrahmani realizon dopietë me Rapidin e Bukureshtit 

Debutim ëndrrash për ish-sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani, me skuadrën e Rapidit të Bukureshtit, në elitën e futbollit rumun. 22-vjeçari u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë në duelin ndaj Universita Kraiova, duke realizuar dopietë! Vetëm 20 minuta në fushë i mjaftuan për të tundur rrjetën.  

Albion Rrahmani

Rrahmani arriti të shënonte në minutën e 65-të, pas asistit të Bamgboje, duke fituar kështu menjëherë zemrat e tifozëve të Rapidit. Goli i shqiptarit të Kosovës, ishte i katërti për skuadrën mike në këtë përballje.  

Sulmuesi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën 90+1, realizoi dhe golin e dytë personal duke “vulosur” shifrat në 3-5. Në ndeshjet në vijim, Rrahmani pritet të fitojë vendin e titullarit, duke u shndërruar në një lider te skuadra e tij e re.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"