VIDEO/ Debutim ëndrrash, Krasniqi realizon gol spektakolar dhe asiston në derbi me fanellën e Kluzh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 21:00

VIDEO/ Debutim ëndrrash, Krasniqi realizon gol spektakolar dhe asiston në derbi me fanellën e Kluzh

Ermal Krasniqi, futbollisti që shkëlqeu me Ballkanin e Ilir Dajës, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën në elitën e futbollit rumun, teksa debutoi me gol fantastik, te skuadra e Kluzh, në derbin ndaj Farul Kostancas.

krasniqi

Shqiptarit të Kosovës, iu nevojitën vetëm 49 minuta në debutim  që të gjejë golin e parë në kampionat duke zhbllokuar sfidën, e fituar nga Kluzh me rezultatin 0-3. Krasniqi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 77-të, asistoi te goli i tretë i shënuar nga Petrila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"