VIDEO/ De Laurentis hap shampanjën në dhomën e zhveshjes, shikoni reagimin epik të Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2019 | 11:50

VIDEO/ De Laurentis hap shampanjën në dhomën e zhveshjes, shikoni reagimin epik të Hysajt

Napoli argëtoi tifozët e pranishëm në “San Paolo” duke mposhtur Interin e Luçiano Spaletit me rezultatin 4-1. Pavarësisht se napoletanët e kishin siguruar vendin e dytë, pas ndeshjes nuk mungoi festa në dhomën e zhveshjes, teksa i pranishëm ishte edhe presidenti Aurelio De Laurentis.

De Laurentis

Ky i fundit mbante në dorë edhe një shampanjë për të bërë gëzuar me lojtarët dhe stafin teknik. Prezenca e De Laurentis në dhomat e zhveshjes e gjeti në një moment të papërshtatshëm mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili ndodhej vetëm me të brendshme, ndërkohë në momentin që 69-vjeçari kërkon t’i heq tapën shampanjës, shkodrani së bashku me një shok tjetër të skuadrës fshihen te tabela e shënimeve, për t’u mbrojtur nga tapa. Kjo video është duke bërë xhiron e internetit. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:

De Laurentis Napoli on Vidnews.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"