VIDEO/ “Buzëqeshin” Gjimshiti dhe Hysaj, Kumbullës dhe Rrahmanit u rrëshqet fitorja nga duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 21:37

VIDEO/ “Buzëqeshin” Gjimshiti dhe Hysaj, Kumbullës dhe Rrahmanit u rrëshqet fitorja nga duart

Napoli i Elseid Hysajt dhe Atalanta e Berat Gjimshitit kanë fituar ndeshjet respektive në kampionatin italian.
Ebn0_arWkAEj3Vz
Pasi Lacio dhe Strakosha fituan dje kundër Fiorentinës, sot ishte radha e “legjionarëve” të tjerë festonin fitoret.

Napoli mposhti me rezultatin 3-1 SPAL-in duke iu afruar Romës në vendin e pestë, e cila humbi ndeshjen me Milanin.

Verona dështoi të mbronte fitoren kundër Sasuolos, duke u ndalur në barazim 3-3 në ekstrem. Atalanta fiton ndaj Udinezes me rezultatin 2-3 dhe konfirmohet si njëra prej skuadrave më të mira në Itali. Mbrotjësi Gjimshiti u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Rezultate e plota të ndeshjeve të orës 19:30 janë:

FT: Udineze-Atalanta 2-3

FT Napoli-SPAL 3-1

FT: Sasuolo-Verona 3-3

FT: Sampdoria-Bolonja 1-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"