VIDEO/ Brazili vesh uniformën e veçantë në vendin e polemikave, “seleçao” shkëlqen në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 11:03

VIDEO/ Brazili vesh uniformën e veçantë në vendin e polemikave, “seleçao” shkëlqen në miqësore

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 në ndeshjen miqësore ndaj Guineas, duke bërë një paraqitje fantastike. Skuadra e drejtuar nga Menezes nuk e ka vënë asnjëherë në diskutim rezultatin e ndeshjes, ku dy golat e Zhoelinton dhe Rodrigos në pjesën e parë, u pasuan nga një gol i Guineas në minutën e 46.

brazili

Në të dytën ishte Militao ai që thelloi rezultatin ndërkohë që Vinisius shënoi golin e katërt me penallti vetëm 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Kjo miqësore u luajt në Spanjë, aty ku pak javë më parë kishte polemika të shumta për shkak të racizimit ndaj Vinisiu. Për këtë, brazilianët kishin vendosur që të luanin me një uniformë të zezë, duke u solidarizuar me futbollistin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"