VIDEO/ Brazili triumfon me lehtësi ndaj Koresë së Jugut, Paketa dhe Kutinjo rikthehen te goli me kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 16:52

VIDEO/ Brazili triumfon me lehtësi ndaj Koresë së Jugut, Paketa dhe Kutinjo rikthehen te goli me kombëtaren

Brazili mposhti me rezultatin 3-0 Korenë e Jugut, në një ndeshje që u dominua nga “Seleçaos” prej fillimit deri në fund.COUTINHO

Ekipi i Tites gjeti avantazhin që në minutën e 9’, teksa mesfushori i Milanit, Lukas Paketa shënoi me kokë, pas një krosimi të marrë nga Renan Lodi.

Ishte Kutinjo i cili shënoi golin e dytë për kombëtaren e tij, teksa në minutën e 36’, realizoi nga goditja e dënimit nga një distancë jo shumë e largët.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa edhe e dyta nisi me Brazilin në sulm. Pas shumë tentativave, ishte mbrojtësi i Juventusit, Danilo, i cili realizoi golin e tretë për të besuarit e Tites.

Brazili kishte shumë raste të tjera për shënim, por nuk u treguan të saktë para porte, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren 3-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"