VIDEO/ “Bravo kampiona”, shikoni festën e Teutës në dhomat e zhveshjes pas fitores me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 19:40

VIDEO/ “Bravo kampiona”, shikoni festën e Teutës në dhomat e zhveshjes pas fitores me Laçin

Teuta triumfoi ndaj Laçit në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0, falë supergolit të Dejvi Bregut, duke marrë kryesimin e kampionatit me pikë të barabarta me Vllazninë, që mban vendin e dytë për shkak të golavarazhit.

pjimage

Në përfundim të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së klubit durrsak ka shpërthyer festa, e gjitha legjitime. “Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë një video, ku shihen lojtarët e Teutës dhe stafi teknik, duke festuar.

“Bravo kampiona”, dëgjohet teksa gëzon trajneri i “djemve të detit”, Edi Martini, i cili shfaqet nën shoqërinë e drejtorit sportiv, Sulejman Starova. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Teuta

Teuta ka bërë për vete edhe tifozë jashtë Durrësit këtë sezon dhe një prej tyre është kryetifozi i Luftëtarit, Hektor Çela. Pas ndeshjes së sotme, ai ka mbledhur të gjithë lojtarët e Teutës që kanë qenë pjesë e Luftëtarit në pesë vitet e fundit, pikërisht Dejvi Bregu, Albano Aleksi, Rustem Hoxha, Xhekson Ferreira dhe Silvio Zogaj, duke bërë edhe një foto pas ndeshjes në stadiumin “Niko Dovana”. Ish-bluzinjtë e çuan Luftëtarin në vitin 2018 në Ligën e Europës.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"