VIDEO/ Bicaj e Alvesh nderojnë Flamurtarin, 3 pikët ndaj Lushnjës konsolidojnë vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 18:51

VIDEO/ Bicaj e Alvesh nderojnë Flamurtarin, 3 pikët ndaj Lushnjës konsolidojnë vendin e dytë

Flamurtari mund Lushnjën me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Vendasit u shfaqën superiorë në të gjithë takimin, edhe pse nuk e patën të lehtë të gjejnë golin e zhbllokimit.

flamurtari lushnjaa

Pjesa e parë pati raste, por në fund u mbyll pa gola. Në të dytën, ishte Bicaj me kokë ai që kaloi në avantazh Flamurtarin. Më pas, në minutat që vijuan, skuadra e Duros menaxhoi rezultatin, por, për të hipotekuar fitoren mendoi edhe Danilo Alvesh, që vulosi marrjen e tri pikëve.

fla lush

Në fund, kjo fitore e konsolidoi akoma më shumë në vendin e dytë Flamurtarin, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e fundit me 10 pikë, në një krizë totale.

Flamurtari – Lushnja 2-0

Gol: Bicaj 65′, Alvesh 91′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Flamurtari – Lushnja 2-0

alvesh

91’ GOOOL Alvesh. Braziliani del i vetëm përballë portierit Spaho, dhe nuk fal nga brenda zonës.

86’ Me karton të verdhë ndëshkohet edhe Zuka.

85’ Canka dhe Sefa shënjestrojnë portën e Nurkovicc, por goditjet nuk arrijnë të përfundojnë në rrjetë.

83’ Duro kryen edhe ndërrimin e fundit. Ardit Hoxhaj i lë vendin Veliut.

81’ Tjetër zëvendësim për lagunarët. Largohet Branica, në fusha Meto.

80’ Siljanovski merr një top të bukur në zonë, por edhe pse ka mundësi të mirë të shënojë, godet jashtë portës.

72’ Bushiç ka përsëri një rast të mirë, teksa gjendet i vetëm në zonë përballë Spahos, por portieri arrin ta ndalë kroatin.

71’ Papa i lë vendin Çelës për miqtë.

69’ Duro heq Kamaran, hedh në fushë Zukan.

bicaj

65’ GOOOL Bicaj. I ardhur nga mbrojtja, Ditmar Bicaj bën diferencën në shtyllën e dytë, i pambuluar pas një harkimi të gjatë nga Hoxhaj.

62’ Alvesh provon me kokë, pas një harkimi në zonë nga Hoxhaj, por topi përplaset në tokë dhe përfundon mbi traversë.

51’ Karton i verdhë edhe për Useinin.

flamutari

50’ Përsëri shtyllë për Flamurtarin. Musta nga shumë pranë portës, në një kthesë godet topin, por ai përplaset në shtyllë.

46’ Nedjelkoviç mbetet në dhomat e zhveshjeve. Në fushëë hidhet Danilo Alvesh

46’ Rinis takimi.

Mbyllet pjesa e parë në Vlorë. Flamurtari – Lushnja 0-0

45’ 1 minutë shtesë në Vlorë.

40’ Me të verdhë ndëshkohet edhe Pepa për një ndërhyrje ndaj Siljanovskit.

35’ Karton i verdhë për një faull taktik për Nedjelkoviç.

penalltia flamurtari

33’ Vlonjatët pretendojnë për 11-metërsh. Sidibe kroson ulët në zonë, dhe u pretendua për një prekje me dorë të Bufasit, por arbitri vazhdoi lojën.

useini

23’ Useini shpërdoron rastin e artë. Teksa gjendet i vetëm brenda zonës përballë portierit Spaho, godet shumë mbi traun e portës.

15’ Një pakujdesi në mbrojtjen e Flamurtarit, por Canka godet trupin e portierot.

nedjelkovic shtylla

13’ Shtylla ndal Nedjelkoviç, teksa gjuan nga brenda zonës, por për pak nuk prek rrjetën. Më pas Sidibe, por përsëri ndalet.

10’ Flamurtari ka një shans të mirë, teksa krosimi i Nedjelkoviç goditet nga Hoxhaj, por nuk shënjestron portën.

7’ Një top i devijuar shkon në zonën e vlonjatëve, por Nurkoviç kontrollon.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Nedeljokoviç, Hoxha, Kamara, Bushiç.
Trajner: Dritan Çuko

Lushnja: Spaho, Meto, Prençi, Bufasi, Ruço, Magani, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa.
Trajner: Jeton Beqiri

Gjyqtar:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"