VIDEO/ Berisha dhe Gjimshiti në stol, SPAL mposht Atalantën dhe “rrëmben” vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 22:32

VIDEO/ Berisha dhe Gjimshiti në stol, SPAL mposht Atalantën dhe “rrëmben” vendin e dytë

SPAL-Atalanta 2-0

Pentanja 50’, 56’

Spal55

Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha nuk janë preferuar nga trajneri Gasperini në sfidën ndaj SPAL ku Atalanta u mposht me rezultatin 2-0. Ishte pikërisht ish-sulmuesi Andrea Pentanja që me dopietën e tij, i shkaktoi humbjen e dytë radhazi zikaltërve në këtë kampionat.

sPAL

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa në të dytën vendasit gjetën 2 herë rrugën e rrjetës në minutat e 50 dhe 56-të. Me fitoren e sotme, SPAL u ngjit në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve po aq sa Napoli i vendit të tretë. Sfidën e radhës Atalanta do ta luajë ndaj Milanit në transfertë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"