VIDEO/ Berisha apo Strakosha, cila penallti e Dibalës ishte më e vështirë për t’u pritur?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 16:08

VIDEO/ Berisha apo Strakosha, cila penallti e Dibalës ishte më e vështirë për t’u pritur?

Dy portierët e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, kanë qenë protagonistë në dy javët e fundit të Serisë A teksa kanë ndihmuar skuadrat e tyre përkatëse, Atalantën dhe Lacion, për të marrë rezultate pozitive përballë kampionëve të Juventusit.

Strakosha-dhe-Berisha

Etrit Berisha para dy javësh priti një penallti të Dibalës në minutën e 84-t duke i siguruar Atalantës ruajtjen e barazimit 2-2 përballë bardhezinjve.

Ndërkohë dje Thomas Strakosha priti një penallti të Dibalës në minutën e 7 të shtesës duke i siguruar Lacios fitoren 1-2 në shtëpinë e Juventusit.

Duke parë të dyja videot, cila penallti ishte më e vështirë për t’u pritur?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"