VIDEO / Barcelona vazhdon të vuajë, një mbrojtës e shpëton nga turpi në minutën e 90

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 23:00

VIDEO / Barcelona vazhdon të vuajë, një mbrojtës e shpëton nga turpi në minutën e 90

Dikur “Kamp Nou” ishte një nga fortesat më të vështira për t’u mposhtur në futbollin evropian me Barcelonën që brenda mureve të saj ishte e pagabueshme. Por prej disa vitesh nuk është më kështu dhe as kthimi i mbështetësve në shkallët e stadiumit nuk po ndihmon ekipin e Ronald Kuman që të gjejë rrugën e duhur.

barcelona

Pak ditë më parë, skuadra u mund 3-0 në fushën e vet nga Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Një shuplakë e rëndë, nga e cila katalanasit nuk e kishin marr veten, pasi edhe sot thuajse u mundën nga një ekip shumë më modest në kampionat si Granada, me sfidën që përfundoi 1-1 vetëm falë golit të Arauho në mbyllje të dueelit.

Granada gjeti avantazhin që në minutën e dytë të takimit me Duarte dhe më pas ishte shumë më e organizuar se katalanasit të cilët rrezikuan kryesisht me goditje standarde duke goditur edhe shtyllën me anë të Serxhi Roberto. Katalanasit provuan në të gjitha mënyrat por nuk po çanin mbrojtjen e ngjeshur të vendasve.

Kështu, me kalimin e minutave dukej se po afronte një humbje tjetër për ekipin në shtëpi, me tifozët që shprehën pakënaqësinë e tyre. Në dëshpërimin e minutave të fundit, Pike dhe Arauho kaluan nga qendra e mbrojtjes si qendërsulmues. Falë insistimit të tyre erdhi goli i numrit 4 të katalanasve kur regjistrohej minuta e 90 e sfidës, për të marrë të paktën një pikë për Barcelonën e për të evituar katastrofën edhe në kampionat.

Barcelona-Granada 1-1
90′ Arauho / 2’ Duarte

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"