VIDEO/ Barcelona nuk njeh humbje në La Liga, thellon diferencën +11 ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 18:39

VIDEO/ Barcelona nuk njeh humbje në La Liga, thellon diferencën +11 ndaj Realit

Në javën e 12-të të La Ligas, Barcelona arriti të fitonte sërish, këtë herë ndaj Leganesit në transfertë. Tri gola për tri pikë, dhe të besuarit e Ernesto Valverdes shkojnë në +11 ndaj Realit të Madridit, i cili luan në darkë derbin ndaj Atletikos.

barcelona

Dopieta e Luis Suarez, me nga një gol në çdo pjesë, dhe rrjeta e Paulinjos pothuajse në fund të ndeshjes, i dhanë Barcelonës fitoren e katërt radhazi në Spanjë. Tashmë, katalanasit numërojnë plot 11 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje në këto 12 javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"