VIDEO/ Barazim dramatik! Laçi i rrëmben një pikë Kukësit në minutën e 95-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 20:01

VIDEO/ Barazim dramatik! Laçi i rrëmben një pikë Kukësit në minutën e 95-të

 Është mbyllur në barazim 2-2 supersfida e zhvilluar në Kamzë mes Laccit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. 

Festa e Kukesit

Një sfidë me të vërtetë dramatike, teksa kurbinasit iu falën golit të Zarubicës në minutën 90+5 për të mos dalë të humbur nga ky duel.

Laci-Kukesi55

Verilindorët e mbyllën në avantazhin e dy golave pjesën e parë, teksa kurbinasit, nuk u dorëzuan, teksa arritën të shënonin 2 herë me sulmuesin Zarubica.

FT: LAÇI-KUKËSI 2-2

Zarbubica 69′, 90+5′  / Milunoviç 30′ , Edi Basha 58′ 

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi! 

90+7′ Kukësi mbetet me 10 lojtarë, Bruno Lulaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

90+5′ GOOOOL LAÇI 2-2/ Ndeshje dramatike në Kamzë. Kurbinasit barazojnë sfidën me Zarubicën që përfiton pas një rrëmuje në zonë. 

90+2′ Dy zëvendësime te Laçi largohet Mazrekaj dhe Deliu në fushë Prenga dhe Qato.

90+1′ Largohet edhe Fejiao, në lojë Krniç.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

90′ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Shqipërim Taipi, vendin e tij e merr Bahitri.

86′ Provon edhe Zylfiu me kokë, por gjuajtja e tij me kokë shkon në duart e portierit Tafas.

83′ Pranë golit të barazimit Laçi, por tentativa e Zarubicës ndalet nga portieri Tafas.

81′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Ndreca, vendin e tij e merr Gashi.

81′ Mentor Mazrekaj është futbollisti i tretë i ndëshkuar me karton të verdhë.

76′ Laçi hidhet përpara në kërkim të golit të barazimit, minuta emocionuese në Kamzë.

70′ Kukësi kryen dy zëvendësime, largohen autorët e golave, Milunoviç dhe Basha, në vendin e tyre, Bytyçi dhe Puntus.

69′ GOOOOL LAÇI 1-2/ Rihapet sfida, shënon sulmuesi Zarubica, i cili lëviz bukur brenda zonës dhe godet sakt duke mposhtur portierin Tafas. 

66′ Pranë golit Laçi me Mentor Mazrekajn që provon me një predhë nga goditja e dënimit, por tentativa e tij ndalet mjaft bukur nga portieri Tafas.

58′ GOOOOOL KUKËSI 0-2/ Edi Basha realizon golin e dytë për Kukësin. Kroati ndëshkon kurbinasit në momentin më të mirë të bardhezinjve. 

57′ Shtylla i mohon golin e barazimit Laçit. Tentativa e Regi Lushkjas u stampua në shtyllën e majtë të portierit Tafas. Pafat kurbinasit.

56′ Ndizet sfida në këto minuta, Kukësi kërkon golin e sigurisë ndërsa Laçi atë të barazimit.

50′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Shqiprim Taipi me portën e boshatisur, pranë golit të dytë Kukësi.

48′ Rrezikshëm Laçi me Guindon, tentativa e sulmuesit brenda zonës, ndalet nga Ndreca. Vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit.

46′ Trajneri i Laçi kryen menjëherë 3 zëvendësime, largohet Velija, Ademi dhe Shehu në fushë Bytyçi, Zylfiu dhe Guindo.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Përplasje e frikshme në mesfushë mes Ndrecë dhe Roganoviç, por për fat të mirë futbollistët janë ngritur sërish.

45+1′ Gjelbërim Taipi provon të surprizojë me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por tentativa e kapitenit shkon jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Pjesë e parë mjaft e mirë e Kukësit, që ka dominuar pjesën më të madhe të fragmentit të parë të lojës.

38′ Milunoviç shpërdoron një rast të artë brenda zonës për të devijuar shifrat. Autori i golit të parë provoi brenda zonës i vetëm, por gabon shënjestrën.

37′ Pranë golit të dytë Kukësi, Ndreca hakon nga e majta drejt zonës, për Milunoviç, por futbollisti nuk arrin të devijojë me kokë.

35′ Laçi tenton të kundërpërgjigjet, por ende asnjë rast flagrant në portën e gardianit Tafas. Verilindorët nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

30′ GOOOOOL KUKËSI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Milunoviç kalon në avantazh verilindorët! Pas devijimit të topit nga Sherri pas tentativës së brazilianit Feijao, sfera shkoi te Milunoviç, që gjuajti saktë nga jashtë zonës, duke tundur rrjetën. 

28′ Rrezikshëm Kukësi nga e djathta me Bashën, gjuajtja e tij ndalet nga Sherri, topi shkon te Ndreca, por mbrojtësi nuk përfiton dot.

25′ Laçi fiton goditjen e parë nga këndi me Mazrekajn. Kurbinasit kërkojnë të zhbllokojnë rezultatin.

19′ Sërish rrezikshëm Kukësi me brazilianin Fejiao, por tentativa e tij brenda zonës, shkoi jashtë kuadratit.

18′ Sherri i mohon golin e Kukësit, pas një harkimi nga këndi, gjuajtja e Milunoviç u ndal nga gardiani shkodran.

10′ Tjetër karton i verdhë, ndëshkohet edhe Lushkja për ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës.

7′ Deliu ndërhyn në mënyrë të rrezikshme ndaj Ndrecës. Mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Start i qetë i sfidës, loja është përqëndruar në mesfushë. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida në stadiumin e Kamzës, topin e parë nga qendra e luajnë futbollistët e Kukësit.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Sherri, Ignjatoviç, Malota,  Roganoviç, Velija, Shehu, Lushkja, Deliu, Ademi, Mazrekj, Zarubica. Trajner: D. Vukiçeviç

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Ndreca, Hila, Peposhi, De Lukas, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunoviç, Basha, Fejiao. Trajner: D.Longo

GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Rexha, Ani Kociaj

VAR: Florjan Lata AVAR: Rejdi Avdo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"