VIDEO/ Balaj rikthehet me gol pas dëmtimit, shkodrani shënon pas 9 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 10:29

VIDEO/ Balaj rikthehet me gol pas dëmtimit, shkodrani shënon pas 9 muajsh

Bekim Balaj ka luajtur pak këtë sezon te ekipi i Groznit në Rusi, pasi dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë.

balaj

Sulmuesi shqiptar nuk luante që prej 11 dhjetorit, kur u aktivizua vetëm 8 minuta në ndeshjen ndaj Zenitit. Ndërsa, një ndeshje të plotë prej 90 minutash ai nuk e ka luajtur që prej korrikut.

Shkodrani është rikthyer te goli në takimin miqësor midis Groznit dhe ekipit Pavlodar nga Kazakistani, që përfundoi në barazimin 1-1.

balaj gol

Balaj shënoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të. Ai nuk shënonte që prej muajit maj të vitit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"